Historiku i Fondit per Luginen

_

Fondi Humanitar u themelua më 16 nëntor 1997, në Zürich të Zvicrrës nga mërgimtarët e Luginës
së Preshevës, që jetojnë në Zvicërr, duke vlerësuar të arsyeshme që të themelohet një institucion për mërgatën
tonë sepse për në Kosovë vepronte Fondi i 3% it i Republikës Kosovës dhe «Vendlindja thërret», poashtu
edhe shqiptarët e Iliridës kishin fondin e tyre si Fondi për Universitetin e Tetovës.
Fondi Humanitar ndihmoi paralel dy fondacionet atë të Republikës së Kosovës dhe ai «Vendlindja thërret»
sepse atë kohë e tërë diaspora Shqiptare u orientua në luftën e Kosovës, duke pa të asyeshme që t’ju dilet në
ndihmë luftëtarve tanë të UÇK-së dhe luftës të pa barabartë që zhvillohej në mes forcave të UÇK-së dhe
okupatorit Serbosllav.
Pas luftës së UÇK-së në Kosovë ndihmuam në organizimin, financimin si dhe furnizimin e
mbrojtjes popullatës në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, ku konkret ndihmuam UÇPMB-në megjithëse
si strukturë e organizuar ishim atëbotë të vetmit nga kjo anë në Zvicër.
Pas luftë së UÇPMB-së filluan luftimet edhe te vëllezërit tanë në Iliridë UÇK, të gjithë potencialin që kishim
të orientuar për UÇPMB i dhuruam UÇK-së si ato financiare ashtu dhe materiale. Pasi edhe në Iliridë sado pak
u qetësua situata ne prapë u kthyem dhe filluam me ndihma në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë.
Orientimi ynë sërish mori kahje humanitare duke marrë parasysh se lufta la pasoja të mëdha e me këtë edhe
ne ndihmat tona i dedikuam invalidëve të luftës, familjarëve të dëshmorëve dhe familjeve të prekura nga
lufta edhe menjëherë shpallëm muajin nëntor në muaj solidaliteti i cili do të mbetej aksion tradicional i
Fondit Humanitar.

Aktivitetet e Fondit ndër vite:
1997 – 2002, Aktive në kërkesat urgjente të kohës, mbështetje në organizimin e vetëmbrojtjes.
2002 – 2012, Nëntori muaj solidariteti. 38 familje të dëshmorëve dhe shumë familje skamnore ndihmohen mbi
10 vite rradhazi.
2002 – 2012, Bursa studentëve nga Presheva, Bujanoca dhe Medvegja, në këtë periudhë kemi dhuruar
bursa më shumë se 100 studentëve nga “lugina”
2002 – 2012, Fondi humanitar pos që ndihmonte familjarët e dëshmorëve familjet skamnore dhe studentët e Preshevës, Bujanocit, dhe Medvegjës, ndihmuam dhe shumë raste të ndryshme urgjente.
Më 24 Nëntor 2012 Fondi Humanitar për herë të parë organizoi në Preshevë, manifestim për 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqiptar pavarësië së Shqipërisë, dhe 15 vjetorin e themelimit të Fondit Humanitar Kosovës Lindore – për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë.
Për këtë ditë shumë të madhe Fondi Humanitar ndau shpërblim për 100 vjetorin e themelimit të shtetit Shqiptar për 100 Studentë të Luginës nga 100.-Sfr, dhe që e titulluam për 100 vjetorin, 100 studentëve nga lugina nga 100 franga.
Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, si çdo strukturë e organizuar kudo në botë, ka qëllimin
dhe misionin e vet. Kjo përveç që është e rregulluar me statut, ku thuhet se: “Qëllimi i Fondit është që me ndihma humanitare të kontribuoj në zbutjen e gjendjes së rëndë ekonomike e sociale kryesisht në trevat që thirret, por jo vetëm në to.
Fondi Humanitar tashmë ka 25 vjet veprimtari, e gjithë kjo veprimtari që më sipër u përmend, na dha vetëbesimin e guximin ti përgjigjemi edhe më fortë një dukurie, që kishte kapluar trojet tona të trashëguara nga të parët tanë. Zbrazjen dhe largimin masovik të atyre që nuk kishin kurrëfarë kushtesh për ti përballuar situatës dhe gjendjes ekonomike, sociale e sigurisht edhe asaj të sigurisë e politike.

Prandaj, më 09. Qershor të 2013, Fondi merr vendimin për ndërtimin e shtëpive për ata që janë të rrezikuar. Aksioni për ndërtimin e 100 shtëpive me moton «Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë», e që do të thotë të ndërtojmë shtëpi familjeve pa kulm mbi kokë, të shpëtojmë jetën e njerëzve duke e përmirësuar standardin e jetës së tyre dhe ajo edhe më e rëndësishmja për ne, por besojmë edhe për të gjithë, parandalimin e shpërnguljeve të bashkëkombasëve tanë nga trojet tona stërgjyshore – Presheva, Bujanoci e Medvegja.
Më 31 Korrik 2013 organizuam promovimin e Projektit në Preshevë, për ndërtimin e 100 Shtëpive, ftuam të gjitha institucionet e Preshevës, Bujanocës, dhe Medvegjës, Bashkësit lokale organizata të ndryshme, shoqata dhe fondacione që vepronin në Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, dhe në këtë promovim nuk munguan edhe diplomatë ndërkombtar në Beograd si ambasadori i Zvicrës z. Jean Ruch.
Më 28 Shtatorë 2013, në Prishtinë, organizuam Gala mbrëmje e përcjellur drejtpërdrejt në RTK, dhe arritëm të transmetojmë mesazhin në gjithe Shqiptarinë, për akcionin e filluar për ndërtimin e 100 Shtëpiave.
-Menjihere pas Gala Mbrëmjes, Fondi Humanitar zgjeroi aktivitetet edhe nëpër vende tjera Evropiane, si në Austri, Gjermani, Belgjikë. Itali, Amerikë dhe Francë.
Duke par të arsyeshme që të bëjme një bazë edhe në vendlindje, morëm vendim dhe hapëm 3 Zyre, një në Preshevë, një në Bujanocë, dhe një në Medvegjë, dhe zgjodhem koordinatorët tanë që të kontrollojnë punën gjat ndërtimeve të shtëpiave, për Preshevë u emërua z.Nasuf Imeri, për Bujanoc, z. Selman Bektashi, dhe për Medvegjë z. Fehmi Beha.
Më 15 Nëtorë 2013 shpallëm konkursin për aplikime për përfitimin e ndërtimit të shtëpive ku gjatë kësaj periudhe një mujore aplikuan mbi 280 familje në nevojë..
Komisioni i Fondit Humanitar bëri verifikimin e të gjithë aplikuesve dhe raportuan para kryesisë, dhe kështu kryesia vazhdoi me vendimarrje për ndërtimet e para.
Më 31 Janar 2014 organizuam një gala mbrëmje me afaristët e Preshevës.
Më 01 Shkurt 2014 Organizuam edhe një gala mbrëmje tjeter me afaristët e Bujanocit.
Më 14 Mars 2014 në Bujanoc kontraktuam mbi 60 kontrata me afaristët për ndërtimin e shtëpive Në fund të Marsit 2014, filluam ndërtimet e para në fshatin Raincë.
Në këtë aksion kryesia e Fondit ka përfshirë gjitha kategoritë, familjet e dëshmorve, invalid të luftës, të kthyerit sërish nê vendlindje, fëmijë bonjak, sidomos familje me antarë me aftësi të kufizuara.
Më 30 Mars 2014, u mbajt kuvend pune në Zürich të Zvicrës, ku dhamë raport para masës për gjithë punën që po zhvillohet në teren.
Më 20 Prill 2014, në Tiranë zhvilluam takime me 7 ministri duke filluar nga Ministria e Financave deri te ish Presidentët e Shqiperisë.
Më 25 Prill 2014, Personalisht vizituam fabrika të ndryshme në Kosovë dhe duke ju kërkuar mbështetje për aksionin për 100 Shtëpi.
Më 27 Prill 2014, Federata Universale e Paqes, Kryetarin Xhelal Memeti, Nënkryetarin Ahmet Bektashin, dhe Sekretarin Adnan Imerin, i shpallin ambasador të paqes ne shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë kombtarë .
Më 31 Maj 2014, në Tiranë organizuam konferencë me moton “T’a shpëtojmë Kosovën Lindore”. Më 21 dhe 22 Qershor 2014, në Linz Austri, dega e Fondit atje organizoi aktivitete sportive duke mbledhur në këtë formë me mijëra euro..
Më 25 Korrik 2014, aksion i shpallur për grumbullimin e mjeteve në 43 xhamitë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës
Më 31 Korrik 2014, pikërisht një vit pas promovimit të projektit që u mbajt në Preshevë, u bë inaugurimi i 20 shtëpive të përfunduara dhe u dorëzuan ҫelsat familjarëve qe ishin përfitues të këtij projekti, para se të bëhet dorëzimi i ҫelsave organizuam një ekspozitë me 183 fotografi se si u zhvilluan punët në periudhë 4 mujore dhe u punuan 20 shtëpi, në këtë inaugurim nuk munguan edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës, ku pas inaugurimit vizituan dhe disa shtëpia të përfunduara.
2014-2021, Fondi ka realizuar ndërtimin e gjithsej 67 shtëpive që tashmë jane në shfrytëzim të 67 familjeve me diku rreth mbi 320 antarë. Në komunë e Preshevës deri më tani kemi të ndërtuara 29 shtëpi të shtrira pothuajse në të gjitha vendbanimet, në Bujanoc janë ndërtuar 31 shtëpi si dhe në Medvegjë kemi ndërtuar 7 të tilla.

 

Fondi gjatë kësaj periudhe përveç ndërtimit të 67 shtëpive ka ndihmuar dhe mbështetur kërkesa, nevoja dhe në raste urgjence zhvillime të papritura si p.sh. tërmeti që shkatërroi shumë vendbanime në Shqipëri me 26`000€ ku edhe më herët kishim dedikuar mjete me rastin e vërshimeve me mijëra Euro.
Vitin që lamë pasë, gjendje e jashtzakonshme (COVID 19/ Pandemia) gjithandej neve vlerësuam të ndihmojmë skamnorët me mbi 120 pako humanitare po aq familje në të tri komunat kuptohet.
Me ndihmën e Forumit Rinor u organizuan shumë aktivitete humanitare e sportive në të mirë të popullatës në vendlindje.
Veprimtaria kaq volimunoze e Fondit Humanitar u mundësua me një punë vullnetare të pashoqe dhe parezervë nga drejtuesit (kryesia) e këtij Fondi së pari, antarësia e Fondit, miq e dashamirë, simpatizant gjithandej nëpër botë, bizneset vendore që i jemi shumë mirnjohës sepse me të vërtet e ndihmuan në formë aktive projektin tonë meqë e kuptuan qëllimin në thelb, nuk duhet harruar edhe shumë struktura të organizuara kombëtare e ndërkombtare që ndihmuan e ndikuan që të realizohet deri këtu ky projekt sepse duhet theksuar që e gjithë kjo u realizua në një rajon që sundohet nga shteti serb e mu për këtë ishte shumë i rëndësishëm bashkëpunimi paralel me diplomatë që shërbejnë në Beograd, me takimet në Parlamentin Europian në Bruksel në Parlamentin e Zvicrës në Bern si dhe kontaktet e rregullta me dy qeveritë tona.
Aktivitetet tona që nga shtatori i 2017 koordinohen nga selia kryesore e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Motorenstrasse 100a, 8620 Wetzikon të Zvicrës.
Me shumë respekt e mirnjohës pafund,
Drejtuesit e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë