KONTRIBO EDHE TI PER VENDLINDJE
“Vendlindjes, vendit ku u lindëm dhe rritëm ja kemi borxh moral dhe jetësor”
Fondi Humanitar për këtë vit ka planifikuar që të startoj me ndërtimin e tri shtëpive, një në Medvegjë, një në Bujanoc edhe poashtu një në komunë të Preshevës.
Ndërtimin e këtyre shtëpive dhe vendosjen e tri familjeve në to bëhet e mundur falë atdhedashurisë që ju jeni duke bërë me kontributet tuaja por edhe falë besimit dhe vlerësimit pozitiv që keni ndaj kësaj nisme.
Përkrahja e juaj me donacionet tuaja po dëshmon ma se miri shpirtin atdhedashës të atyre që jo vetëm tani por në vazhdimësi dhuruan dhe dhurojnë për vendlindje dhe çështje kombëtare në tërësi sepse projekti jonë për ndërtimin e shtëpive është vlerësuar si projekt mbarëkombtar.
Duam të ju informojmë se ne Rinia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, po organizon një turnir futbolli me mbi 400 pjesëmarrës e lojtarë. Qëllimi i këtij eventi sportiv është i përbashkët, ashtu siç ka qenë gjatë 27 viteve të fundit në Fondin Humanitar. Ideja e këtij eventi është të ndihmojmë popullin tonë në vendlindje, të cilët kanë nevojë për mbështetje maksimale në mënyrë që të kanë mirëqenie për secilin individ.
Me kontributet e juaja ju mundësua një jete me dinjitet, përmirësim i kushteve shëndetësore dhe sidomos sigurinë se dikush megjithatë kujdeset për ta e që tashmë janë mbi 67 familje me kulëm mbi kokë, thjeshtë thënë ne mburremi me kontributet tona.
Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë bashkëvendësve pa dallim dhe të tjerëve që gjer më tani nuk kanë kontribuar që të bëhen pjesë e këtij projekti madhor sepse e kemi amanet të kujdesemi për trojet që na lanë të parët tanë
Bëhu pjesë e këtij Turniri dhe jepe kontributin tënd.
Ne planifikuam të ndertojmë tri shtëpi na ndihmoni që në fund të vitit ti ndërtojmë edhe tri tjera shtesë.
Qofshi faqebardhë të gjithë ju që dhuroni për vendlindje dhe atdhe !
Këshilli organizativ i turnirit e në emër të
Kryesisë Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Zvicër
Adnan Imeri
Kryetar
U jemi mirnjohës për kontributet tuaja.
S'ka komente