Të dashur dhe shumë të nderuar miq dhe mbështetës të fondit,

Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me aktivitetet e veta në shumë mënyra dhe forma, gjithnjë përpiqet të realizojë qëllimet e veta, njëri ndër të cilat është edhe të ndihmojë familjet që kanë probleme me strehimin dhe të sigurojë një kulm mbi kokë për të mbrojtur shëndetin e atyre që përballen edhe me shumë probleme të tjera jetike.
Një ndër këto aktivitete ishte edhe organizimi i turnirit më 30 qershor në Regensdorf, një turnir i përmasave të larta ku morën pjesë 46 ekipe me shumë personalitete të rëndësishme në jetën e biznesit, sportit dhe kulturës në komunitetin tonë. Turniri rezultoi shumë i suksesshëm. Organizimi i një eventi të tillë sportiv që jo vetëm bashkoi komunitetin, por edhe ndihmoi ata në nevojë, është për t’u lavdëruar. Grumbullimi i 16,000 frangave të pastra është një sukses i madh financiar e që do të shërbejnë për të rehatuar një familje në Preshevë.
Në këtë kontribut janë pjesëmarrës drejtpërdrejt të gjithë ata që u angazhuan me punën vullnetare të paçmueshme, si dhe ata që na sponsorizuan eventin me shuma të konsiderueshme, për të cilët jemi shumë mirënjohës dhe falënderues. Zoti dhashtë që në eventet e tjera të tejkalojmë shifrat e lartpërmendura dhe të ndihmojmë edhe më shumë familje që kanë nevojë për ne.
Në emër të kryesisë së fondit humanitar,

Adnan Imeri, Kryetar

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *