Turnir Spektakular me mbi 46 ekipe
Fondi Humanitar edhe njëhere tregoi se dinë të bëne organizime apo evenimente të mëdhaja,të cilat vështirë se mund ti përsëris dikush tjetër.
Me datë 30.06.2024 Rinia e Fondit Humanitar organizoj një turnir spektakular në Futboll me mbi 40 ekipe e me mbi 400 lojtar aktiv në Regensdorf të Zürichut.
Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë Turnirit kanë qenë prezent një numer rekord i shikuesve.
Pjesmarrës në këtë Turnir ka pasur ekipa nga vende të ndryshme si p.sh nga Berni, Lozana Minheni,Shtutgarti si dhe Fc Lindoret nga Presheva.
I gjithë Turniri ka kaluar në një atmosfere shumë të mirë dhe pa probleme.
Në këtë Turnir kanë qenë Mysafir Special Futbollistet e njohur nga Lugina Atdhe Nuhiu (Altach) si dhe Betim Fazliji (St.Gallen) të cilët na nderuan me prezencen e tyre dhe i shtuan edhe më shumë Vlerën këtij Turniri.
Nga 46 Ekipe në fund Fitues me meritë i Këtij Turniri u Shpall ekipi “FC Vjosa“ nga Wetzikoni.
I Falemnderojmë të gjithë Sponzoret dhe Pjesmarrësit qe ndihmuan në realizimin e këtij Turniri, dhe shpresoj se do të vazhdoni të na mbështesni edhe në të ardhmen.
Të gjitha mjetet e tubuara nga ky Turnir do të dhurohen për personat që kanë nevojë në Luginen e Preshevës.
S'ka komente