Dy Aktivistë te Fondit Humanitar për PBM

 

Sot kemi kënaqësinë të prezantojmë 2 Anëtarët e Kryesiesë së Fondit Humanitar  z.Avdi Osmanin dhe z.Skender Memishin.

Të dy  këta Aktivistë kanë dhënë nje kontribut të madh plot 26 vite tek Fondi Humanitar  për PBM.
Avdi Osmani e Skender Memishi kanë një rol kyç në kryesinë tonë si anëtarë të rregullt dhe gëzojnë nje rrespekt të madh tek shoqëria jonë.
Ata kanë marre pjesë dhe  kanë kontribuar në secilin projekt të realizuar nga Fondi i PBM prej themelimit e deri më tash.
Ata janë Aktiv në regjionet ku jetojnë me familjet dhe bëjnë shpërndarjen e ideve, qëllimeve e aktiviteteve të Fondit Humanitar per PBM.
Përveçse roleve të mbuluara si anëtarë të kryesisë, Avdi Osmani dhe Skender Memishi me familjet e tyre janë dekoruar me titullin “Anëtarë me meritë të veçantë” dhe mirënjohje të ndikimit në Fondin Humanitar.
  

Ne si ekip drejtues të Fondit jemi shumë mirënjohës  ndaj këtyre 2 Aktivisteve dhe jemi krenarë qe i kemi në mesin tonë.

JU FALEMINDERIT!

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *