Panairi Lugina 2024 në Zvicër

 

Njoftim

 

Kryesia e Fondit Humanitar si organizatorë të «Panairit LUGINA» në Zvicër, ju njoftojmë se jemi në fazën e planifikimit të panairit të radhës për bizneset nga Lugina, në vitin e ardhshëm 2024. Panairi synon që kompanitë nga lugina të promovohen më shumë për tregun Zvicëran dhe të rrisë mundësitë për bashkëpunim në horizonte të reja.

Drejtuesit e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Zvicër, kanë vlerësuar se Panairi i organizuar në vitin e kaluar, ishte përmbyllur me sukses dhe në koordinim me bizneset nga lugina, po bëjmë përpjekje për të organizuar Panairin Lugina 2024, në Zvicër.

Padyshim, përmasat e këtij aktiviteti do të jenë më të gjera, dhe do të keni një ndikim direkt, më të lartë dhe shumë domethënës për ekonominë e luginës. Qëllimi ynë është që bizneset që operojnë në luginë, të krijojnë mundësi të reja të bashkëpunimit. Në mënyrë që të rrisin nivelin e dukshmërisë dhe eksportit të shërbimeve dhe produkteve të tyre. Panairin Lugina 2024, është planifikuar te realizohet me 11-12 maj 2024. Fondi ka bërë hapat e pare, kemi rezervuar një lokacion më të përshtatshëm, me më shumë hapësirë dhe kushte. Kjo do të mundësojë që bizneset nga lugina mund të prezentojnë shërbimet dhe produktete e tyre në mënyrë më dinjitoze të interesuarve të panairit.

Prandaj, që nga dita e sotit e mërkur, 20. Dhjetor 2023 e deri më 20. Janar 2024 munden të aplikojnë për pjesmarrje në «Panairi Lugina 2024»

 

Detajet për vendndodhjen, dhe modalitetet e aplikimit/regjistrimit, do të publikohen së shpejti në faqen tonë zyrtare në internet. Bizneset nga Lugina të interesuara për pjesëmarrje mund të kontaktojnë Prof. Ass. Dr. Lulzim Rashiti, koordinator për ekonomi pran Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për të fituar më shumë informacion rreth procedurave dhe rregullave të pjesëmarrjes.

Kontakt : Lulzim Rashiti, +381 63 876 39 97 ose

Fondi Humanitar, +41 79 403 06 32

 

P.S Në Panairin Lugina 2024, do të ketë risi të pjesmarrësve që kanë patur sukese në jetën e tyre biznesore. Do të ketë Guest Speaker të njohur ndërkombëtarisht nga Zvicra dhe mysfair të tjerë nga trojet Shqiptare.

Me respekt

Kryesia e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Zvicër

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *