Panairi Lugina 2024″
Të shtunën me 11 prej ora 9.00 dhe e diela më 12 maj poashtu prej ora 9.00 hapet Panairi i dyti me radhë i Ekonomisë,
në Stadthofsaal
Theaterstrasse 1
8610 Uster
Kanton Zürich të Zvicrës, i organizuar nga Fondi Humanitar për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin. Ky Panair ka për qëllim promovimin e produkteve të ndërmarrësve nga Lugina e Preshevës, të nxisë bashkëpunim ndërkombëtar të tyre, të prezantojë shërbime, inovacione dhe të krijojë mundësi të reja biznesi. Përveç sektorit të ekonomisë, do të ketë pjesëmarrje edhe nga sektorë të tjerë, si teknologjia, financat, tregtia etj. Gjatë dy ditëve të Panairit, do të ketë edhe seminare, prezantime dhe takime B2B.
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë të interesuarit për zhvillim të biznesit ndërkombëtar. Ejani dhe përfitoni!
Panairi “Lugina 2024 “
Mundësi parkimi në afërsi të Stadthofsaal: hap njërin nga link et!
S'ka komente