Leter Urimi me Rastin e Viti Të Ri nga Kryetari i Fondit z.Adnan Ymeri
Të dashur anëtarë kryesisë E nderuara anëtarësi e Fondit Humanitar
Duke iu ofruar fundit të vitit, dua të shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin, mbështetjen dhe pjesëmarrjen tuaj aktive në Fondin tonë gjatë këtij viti. Ju jeni thelbësor për suksesin tonë të arritur dhe së bashku kemi arritur për të krijuar një komunitet të fortë dhe të bashkuar rreth nesh.
Duke reflektuar mbi vitin që lamë pas, kemi patur shumë aktivitete dhe kemi realizuar shumë projekte të rëndësishme. Kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe angazhimin tuaj. Ju falenderoj për kontributin tuaj dhe për ndihmën që keni dhënë për të rritur ndikimin tonë në mirëqenien e popullatës në vendlindjen tonë të shtrenjtë.
Unë si kryetar i fondit, anëtarët e kryesisë poashtu jemi të gatshëm dhe të vendosur që të vazhdojmë me misionin tonë humanitar por jo vetëm. Me shpresën për një vit të ri të mbushur me suksese, lumturi dhe arritje të mëdha, ju uroj një fundvit të mrekullueshëm dhe një fillim të shkëlqyeshëm të vitit të ri! Besimi është diçka që nuk të lë kurrë në baltë dhe nuk të lejon asnjëherë të biesh. Në vitin e ardhshëm, lutemi që të mos e humbasim asnjëherë besimin.
Gëzuar Vitin e Ri!
Me respekt,
Adnan Imeri, kryetar
www.fondihumanitar.ch
S'ka komente