Njoftim

nga “KO” i Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në Zvicër e në lidhje me organizimin e “Panairi Lugina 2024”
Shpërndarje e njoftimit preferohet
Datë: 29.01.2024
Me kënaqësi bëjmë të ditur se Këshillit Organizativ të Panairit Lugina 2024  i është bashkangjitur edhe Xhelal Memeti për Preshevë  si dhe Dul Krasniqi për Medvegjë.
Bashkorganizimi do të sjellë një dimension të ri dhe burime të pasura duke u bazuar në përvojat e kualitetet tona organizative e njëherit i jep shtytje fuqizimi i bashkëpunimit për sukses.
Arsyet e Bashkangjitjes:
1. Bashkëpunimi për të arritur më shumë sukses në organizimin e panairit.
2. Bashkëpunimi do të fuqizojë ndikimin tonë në komunitetin e biznesit, duke sjellë përparime dhe mundësi të reja për pjesëmarrësit e që dmth. Forcimin e ndikimit.
3. Bashkëpunimi ynë do të mundësojë ndërthurjen e resurseve dhe kontakteve, duke krijuar një mjedis më të fuqishëm dhe të përshtatshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ndërthurja e Resurseve
Palët e Këshillit organizativ, kryesia e Fondit, Prof. Dr. Lulzim Rashiti, z. Xhelal Memeti si dhe z. Dul Krasniqi janë dakorduar se:
“Në emër të Këshillit organizativ; jemi të lumtur që u bashkuam në Këshillin Organizativ të Panairit Lugina 2024. Besojmë në fuqinë e bashkëpunimit dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë në realizimin e suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për bizneset e Luginës.”
Roli i Këshillit organizativ:
“KO” do të ketë një rol kyç në mbledhjen e burimeve dhe përmirësimin e lidhjeve ndërmjet bizneseve pjesëmarrëse por edhe në hartimin e strategjive për të ardhmen.
Për informacione shtesë, ju lutemi të na kontaktoni.
Faleminderit për mbështetjen dhe presim me padurim realizimin e një panairi të suksesshëm!

S'ka komente

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *